Në Itali ditët e fundit është rritur ndeshëm numri i rasteve të reja me Covid. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar të infektuar me Covid 4 200 raste të reja nga 102 864 testime.

Ndërkaq kanë humbur jetën 22 persona dhe betejën me Covid e kanë fituar 1589 qytetarë. Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar me Covid 4,400,617 qytetarë mes të cilëve kanë humbur jetën 128,242 persona.