Numri i vaksinave kundër COVID-19 të injektuara në mbarë botën ka tejkaluar shifrën e 4,36 miliardë dozave. Sipas të dhënave nga faqja e internetit “Our World Data”:

Kina renditet e para me mbi 1,74 miliardë doza të injektuara. India – 495 330 000 doza. SHBA – 348 970 000 doza. Brazili – 147 210 000 doza. Japonia me 99 650 000,
Gjermania me 93 750 000, BM – 85 800 000 doza. Franca – 75 870 000 doza. Turqia – 75 267 000 doza. Indonezia – 71 040 000 doza. Italia – 70 590 000 doza. Meksika – 69 820 000 doza. Rusia – 64 610 000 doza. Spanja – 58 100 000 doza.

Sipas faqes së internetit “Worldometers”, që përpilon të dhënat për pandeminë, numri i rasteve në gjithë botën ka shkuar në mbi 201 774 000 dhe numri i të vdekurve në mbi 4 281 000.