Numri i vaksinave antiCOVID-19 të administruara në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 4,76 miliardë doza. Sipas të dhënave nga faqja e internetit “Ourworlindata.org”, ku përpilohen të dhënat për vaksinimin kundër pandemisë COVID-19, Kina renditet e para me mbi 1 miliard e 880 milionë doza të administruara, e ndjekur nga India me 550 520 000, SHBA-ja me 357 290 000 dhe Brazili me 168 160 000 doza.

Më pas renditet Japonia me 111 050 000, Gjermania me 97 880 000, BM me 88 040 000, Turqia me 85 989 000, Indonezia me 82 910 000, Franca me 80 790 000, Meksika me 77 570 000, Italia me 74 010 000, Rusia me 73 510 000, Spanja me 61 420 000, si edhe Kanadaja me 51 670 000 doza. Sipas faqes së internetit “Worldometers”, numri i rasteve në gjithë botën ka shkuar në mbi 209 486 000, kurse i të vd ek ur ve në mbi 4,39 milionë.