Më shumë se 70% e shumë zjarreve që prekën Italinë janë shkaktuar nga njerëzit, vullnetarisht ose jo, të ndihmuar në një masë e vogël edhe nga ndryshimet klimatike, siguroi sot ministri italian i Tranzicionit Ekologjik, Roberto Cingolani. “Ne kemi 57,4% të zjarreve që shkaktohen vullnetarisht dhe 13,7% të shkaktuara pa dashje nga njeriu, në total më shumë se 70%”, nënvizoi Cingolani para deputetëve italianë, ndërsa gadishulli regjistroi qindra zjarre javët e fundit, një nga të cilat, në Sardenjën Perëndimore, ka shkatërruar gati 20 000 hektarë.

Sipas ministrit “më pak se 2%” e zjarreve janë për shkaqe natyrore, si rrufeja për shembull, më shumë se 4% kanë origjinë të papërcaktuar dhe 22% kanë origjinë të paklasifikueshme, që do të thotë se ndërhyrja njerëzore nuk përjashtohen në këtë të fundit. “Ndryshimi i klimës ka pak ndikim në këto zjarre, rezulton në një tokë më të thatë dhe erëra më të nxehta dhe më të thata, por pa ndihmën e njerëzve këto elementë nuk do të ishin vendimtar”, vazhdoi Cingolani.

Që nga fillimi i verës, zjarrfikësit italianë kanë kryer mijëra ndërhyrje në të gjithë gadishullin, kryesisht në qendër dhe në jug të vendit. “Vetëm midis fundit të korrikut dhe fillimit të gushtit, ka pasur 255 ndërhyrje të mjeteve ajrore”, specifikoi ministri.

Ai siguroi se nuk e kuptonte origjinën kriminale të zjarreve, sepse një zjarr nuk sjell ndonjë përfitim ekonomik për atë që e ka shkaktuar. Sipas shifrave të OJQ-së për mbrojtjen e mjedisit ”Legambiente”, të cituara nga ministri, rajonet më të prekura janë Kampania, Pulia, Kalabria dhe Siçilia.