Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë. Prandaj kujdesi, kontrollet e vazhdueshme dhe parandalimi mbeten arma më e mirë mbrojtëse për zemrën.
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) bën të ditur se 84.023 ekzaminime kardiologjike janë kryer në spitalet publike në 6 muajt e parë të këtij viti.
Numri më i lartë i vizitave është kryer në spitalet rajonale. Sipas FSDKSH-së, në spitalet rajonale janë kryer 52.538 ekzaminime kardiologjike. Në Qendrën Spitalore Universitare janë kryer 10.669 ekzaminime kardiologjike, ndërsa në spitalet bashkiake janë kryer 20.816 ekzaminime kardiologjike.