Alex Rodriguez ka reaguar dhe ka folur për herë të parë për ndarjen e bujshme nga J. Lo. Në një intervistë të dhënë së fundmi, ai është shprehur mirënjohës për jetën e jashtëzakonshme që pati me ish të dashurën e tij. “Për 5 vjet kam pasur një jetë dhe partneritet të jashtëzakonshëm dhe gjithashtu, bashkë me vajzat e mia, kemi mësuar shumë. Unë jam shumë mirënjohës për vendin ku Zoti dhe drita më ka sjellë, dhe me të vërtetë po shikoj përpara. Kryesisht dua të shikoj si vajzat e mia po zhvillohen”, tha ai për “Entertainment Tonight”.
Nga ana tjetër, Lopez është duke jetuar romancën me dashurinë e saj të vjetër, Ben Affleck dhe së fundmi ka fshirë çdo gjurmë që kishte mbetur në Instagram-in e saj nga ish i fejuari, Alex Rodriguez. Mirëpo Jennifer ka vendosur ta mbajë kujtimin e tij në disa postime të tjera. Ajo ka mbajtur në profilin e saj çdo postim që ka pasur si fokus fëmijët e tyre. Alex shihet në një video nga marsi 2020-s me djalin e këngëtares, Max. Gjithashtu Lopez vazhdon të mbajë në profilin e saj foto të vajzave të Alex, Natalie dhe Ella.
Tashmë llogarinë e saj ajo ja ka dedikuar partnerit më të ri, Ben Affleck. Dyshja bën lidhjen e tyre publike pas shumë muajsh thashetheme me rastin e ditëlindjes së Jennifer Lopez. Këngëtarja e hitit “Waiting for Tonight” postoi disa foto nga ditëlindja e saj, ku në njërën prej tyre shihej duke shkëmbyer një puthje në buzë me Affleck. Kështu, Jennifer pranoi publikisht romancën dhe ribashkimin me Ben Affleck afro 20 vite pas ndarjes.