UEFA ka zbuluar sot emrat e lojtarëve që janë në garë për t’u shpallur më të mirët e sezonit 2020/21 të Champions League në rolet e tyre. Çmimet do të vlerësojnë portierin, mbrojtësin, mesfushorin dhe sulmuesin më të mirë dhe fituesit do të zbulohen gjatë hedhjes së shortit të fazës me grupe për sezonin 2021/22 të Champions League, që do të zhvillohet më 26 gusht në Stamboll, Turqi.

Portierë:

Thibaut Courtois (Belgium – Real Madrid CF) Ederson (Brazil – Manchester City FC)
Edouard Mendy (Senegal – Chelsea FC)

Mbrojtës:

César Azpilicueta (Spain – Chelsea FC) Rúben Dias (Portugal – Manchester City FC) Antonio Rüdiger (Germany – Chelsea FC)

Mesfushorë:

Kevin De Bruyne (Belgium – Manchester City FC) Jorginho (Italy – Chelsea FC) N’Golo Kanté (France – Chelsea FC)

Sulmues:

Erling Haaland (Norway – Borussia Dortmund) Kylian Mbappe (France – Paris Saint-Germain) Robert Lewandowski (Poland – FC Bayern München)

UEFA ka zbuluar edhe listën me emrat e tre lojtarëve që janë në garë për t’u shpallur Lojtari i Vitit në sezonin 2020/21 të Europa League. Fituesi do të zbulohet gjatë hedhjes së shortit të fazës me grupe për sezonin 2021/22 të Europa League, që do të zhvillohet një ditë më pas më 27 gusht po në Stamboll.

Lojtarët:

Edinson Cavani (Uruguay – Manchester United FC) Bruno Fernandes (Portugal – Manchester United FC) Gerard Moreno (Spain – Villarreal CF)