Kunatat, Meghan Markle dhe Kate Middleton kanë lënë në të shkuarën të gjitha mëritë dhe keqkuptimet që kanë pasur më herët dhe kanë vendosur që të pajtohen dhe jo vetëm por duket se ato po mendojnë dhe për një bashkëpunim për Netflix! Burimet bëjnë të ditur se Meghan Markle ka kontaktuar me kunatën e saj, Kate, për t’i bërë një ofertë. “Meghan dhe Kate në fakt po shkojnë shumë mirë dhe kanë qenë në kontakt më shpesh. Meghan ka folur me të për të bashkëpunuar në një projekt për Netflix, një dokumentar që do të nxjerrë në pah punën bamirëse të Kate dhe ndikimin e madh që ajo ka bërë me filantropinë e saj”, tha një burim per “Us Weekly”.
Ndonëse Kate, është shumë e rezervuar me bërjen publike të jetës së saj, mësohet se e ka marrë parasysh ofertën që i ka bërë kunata. “Kate është shumë e kënaqur dhe gjithçka duket shumë pozitive mes tyre,” shtoi burimi.
Më herët, një burim tha për prestigjiozen “US Weekly” se Meghan dhe Kate po shkojnë shumë mirë dhe kanë komunikuar gjatë me njëra-tjetrën kohët e fundit dhe marrëdhënia e tyre nuk ka qenë asnjëherë kaq e mirë sa tani. Për hir të familjes, ato po rregullojnë marrëdhënien e tyre. Bëhet e ditur se Dukeshat kanë folur me njëra-tjetrën që pas lindjes së Lilibet.