Ka disa tranzite dhe kalime të tilla që u bëjnë mirë të gjitha shenjave, duke ju dhuruar diçka pozitive secilit prej nesh. Një shembull? Nga 11 gushti, Mërkuri ka hyrë në Virgjëreshë ku do të qëndrojë deri në fund të muajit dhe do të jetë një prezantim special për disa arsye.
Në Virgjëreshë, Mërkuri është i fortë, i pushtetshëm, në gjendje të dhurojë spektakël idesh, fjalësh, mendimesh, masash, logjikash e zgjidhjesh. Me kuptime dhe pasoja domethënëse. Qëndrimi i tij në Virgjëreshë do të jetë akoma më intensiv falë shumë aspekteve që Mërkuri do të përmbushë në ditët në vazhdim si dhe nga një Diell që së shpejti, nga data 22 do të mbërrijë gjithashtu në Virgjëreshë. Energji të reja për të vepruar e menduar.
Kush përfiton më shumë nga ky fat kozmik? Sigurisht Virgjëresha, por edhe Demi, Bricjapi, Gaforrja e Akrepi, të gjitha pra shenja, që mund të shijojnë një raport më të mirë me idetë dhe gjithçka ka të bëjë me mendjen. Do të jenë disa shenja si Dashi, Peshorja dhe Luani për të cilat disa çështje ose problematika do të shkojnë me pushime duke kërkuar qetësi dhe relaks. Edhe Ujori ristabilizon një raport më të mirë me çdo formë komunikimi, diskursi. Shenjat si Binjakët, Peshqit dhe Shigjetari duhet të rigjejnë interesin dhe mundësinë e përfshirjes, pasi vera ka mijëra mundësi për t’ju propozuar.