Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi zhvilloi sot një takim online me drejtuesit e zyrave vendore arsimore, për të marrë të gjitha masat e nevojshme që shkollat të jenë gati për të mirëpritur nxënësit në datë 1 shtator.
Kushi kërkoi angazhimin e drejtuesve të zyrave vendore arsimore, që mësimi plotësues të realizohet me sukses.
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë vendosi dje të shtyjë datën e fillimit të vitit të ri shkollor, nga data 13 shtator që ishte planifikuar, në 27 shtator 2021.
Ky vendim është marrë për të zgjatur periudhën e mësimit plotësues, i cili nis më datë 1 shtator 2021.
Gjatë periudhës së mësimit plotësues, që nis që më 1 shtator, nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë, ndërsa mësuesit dhe të gjitha stafet shkollore do të jenë aty me kohë të plotë për të ofruar krahas mësimit plotësues, edhe veprimtari të ndryshme sportive, artistike dhe kulturore.