Presidenti i Republikës, Ilir Meta uron të gjithë besimtarët në ditën e Pelegrinazhit. Nëpërmjet një fotoje të publikuar nga Mali i Tomorit, presidenti uron për të gjithë besimtarët lutje të pranuara dhe shëndet të mirë.
“Lutje të pranuara, shëndet të mirë, mbarësi dhe zemra të gëzuara për të gjithë besimtarët dhe pelegrinët në malin e shenjtë të Tomorrit. Abaz Aliu ju ndihmoftë dhe të keni bekimet e Zotit”, shkruan Meta.