Mbi 44 mijë doza të vaksinës së prodhuar nga Pfizer kanë mbërritur sonte në Aeroportin “Nënë Tereza”. Lajmin e bën të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një postim në Facebook. Me këtë dërgesë të radhës, numri i vaksinave të mbërritura në Shqipëri shkon në 1,8 milionë.
Ndërkohë, Manastirliu përsërit edhe një herë thirrjen për qytetarët që të shfrytëzojnë muajin e hapur të vaksinimit masiv.
OGERTA MANASTIRLIU NË FACEBOOK
“44,460 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në Aeroportin ‘Nënë Tereza’, duke e çuar në 1,845,660 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri. Shfrytëzojeni muajin e hapur të vaksinimit masiv.”