Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa vazhdon të shijojë pushimet verore në Shqipëri së bashku me familjen dhe të dashurin e saj, Anwar Hadid. Gjatë këtyre ditëve, autorja e shumë hiteve, ka ndarë me miliona ndjekësit e saj në rrjete sociale, duke treguar bukuritë shqiptare. Së bashku me të ditën e djeshme ka qenë edhe modelja e njohur, Kristina Bakiu e cila ka treguar përmes një postimi në rrjetet sociale se është takuar me Dua Lipën. Modelja ka ndarë disa fotografi ku shihet bashkë me Duan, familjen e saj dhe disa miq në Butrint.
Dua ka udhëtuar nëpër vende të ndryshme turistike dhe nuk ngurron aspak të ju tregojë të gjithëve bukuritë shqiptare. Kjo është një mënyrë e mirë për t’ju thënë miliona ndjekësve të saj se Shqipëria është kaq e bukur, prej së cilës nuk do të donte të largohej asnjëherë.
Kujtojmë se Dua Lipa mbërriti në Shqipëri para disa ditësh. Ajo zhvilloi fillimisht disa takime me drejtuesit e vendit, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Bashksië së Tiranës, Erion Veliaj. Më pas ajo mbajti një konferencë për shtyp para gazetarëve, ku zbuloi disa detaje nga karriera e saj dhe planet për të ardhmen. “Me vjen mirë që sot kam mundësinë me “Sunny Hill” dhe që mund të ndihmoj sado pak. Kjo është një mënyrë e vogël se çfarë mund të bëj nga ana ime. I falënderoj të gjithë për mbështetjen”, u shpreh Dua pasi ndihmoi me ndërtimin e një kopshti në Tiranë me të ardhurat nga fondacioni.
View this post on Instagram