Drejtori i Institutit Sizmik, Shemsi Mustafa, ka deklaruar se në të ardhmen Kosova mund të goditet nga një tërmet me madhësi 6.3. Ai ka treguar se gjatë javës së kaluar, Kosova është goditur nga 7-8 tërmete, me shkallë të ndryshme.

“Kjo tregon se në të kaluarën por edhe tani Kosova mund të goditet me një magnitudë prej 6.3 shkallë të rihterit, shqetësimi i qytetarëve është krijuar sepse të gjithë e dinë se një dekadë pasl uftës kanë qenë disa ndërtime të kryera në mënyrë të egër, pa respektuar kriterin e ndërtimit”, ka thënë ai për mediat në Kosovë. Gjatë të dielës në Kosovë janë ndjerë lëkundje të lehta toke. Epiqendra e tërmetit ishte 10 km në jug të Vitisë. abcnews.al