Në këto ditë të nxehta të stinës së verës Bashkia e Tiranës bën thirrje për të mos e shpërdoruar ujin e pijshëm. Përmes një spoti sensibilizues realizuar nga Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve, ku protagonist është artisti i famshëm Alban Skënderaj, iu kërkohet qytetarëve të kursejnë sa më shumë në këto ditë kur uji është edhe më i domosdoshëm.
“Alban Skenderaj ka një këshillë për ty. Merr 1 minutë kohë dhe dëgjoje. Uji ushqen qytetin tonë dhe mban gjallë të ardhmen. Kursimi i tij është një siguri për ty dhe familjen tënde. Mos lejo të shpërdorohet garancia jote më e çmuar,” shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Alban Skënderaj ka një këshillë për ty. Merr 1 minutë kohë dhe dëgjoje.
Uji ushqen qytetin tonë dhe mban gjallë të ardhmen.?️?
Kursimi i tij është një siguri për ty dhe familjen tënde.??
Mos lejo të shpërdorohet garancia jote më e çmuar.✋#UKT #pergjegesiperteardhmen pic.twitter.com/ytqxsAkos3— Erion Veliaj #EYC2022 ???? (@erionveliaj) August 21, 2021