Roma debutoi me sukses në Serie A, duke mposhtur Fiorentinën kurajoze. José Mourinho merr tri pikët e para, duke pranuar, megjithatë, disa të meta nga ana e djemve të tij, që kanë ofruar në mënyrë paradoksale një paraqitje më të mirë në një situatë të ekuilibruar. Këto janë fjalët e tij pas ndeshjes:

“Ishte një ndeshje e mirë, edhe nëse nuk luajtëm shumë mirë. Ne bëmë mirë kur po luanim 11 kundër 11 dhe 10 kundër 10. Fiorentina ka një lojë që është produkt i një trajneri të mirë. Duhet të them se gjyqtari nuk bëri asgjë të keqe, VAR ishte fenomenal. Më pëlqeu shpirti i skuadrës, edhe pse kishim vështirësi të papritura. Me lojtarin shtesë në fushë na mungoi presioni, pastaj u përmirësuam”.

Abrahami vendosi menjëherë me dy asiste dhe një goditje traverse: “Ai është një lojtar i rëndësishëm, mendova se kjo ishte ndeshja e duhur për të. E zëvendësova, sepse ishte i lodhur, por gjithsesi do ta kisha ndryshuar me Shomurodov. Abraham po e pohon veten si një pikë kontakti me Pellegrini dhe Mkhitaryan gjatë zhvillimit të lojës. Ai dhe Shomurodov së bashku? Sigurisht, për momentin, megjithatë ata nuk janë ende në formë sportive të lartë”.

Midis Mourinhos dhe mjedisit roman, ndjenja filloi që në momentin e parë: “E ndjeva dashurinë e tifozëve verdhekuq që nga dita e nënshkrimit. Unë nuk bëra asgjë për tifozët, përkundrazi, këtu në ‘Olimpico’ fitova një Kupë Italiane kundër tyre, por duhet të them se ka afeksion. Gjithmonë kam pasur respekt për ekipet e mia të vjetra, dua ta transferoj këtë ndjenjë te lojtarët e mi”.