Muret me tulla në disa rrugë të Tiranës, po zëvendësohen me murale, të cilat po zbukurojnë qytetin. Mural Fest, është një ndër festivalet më të bukura që po zhvillohet tani në Shqipëri, duke i dhënë kryeqytetit jetë dhe ngjyra.

Muralet janë kuruar nga Helidon Haliti dhe dekori Tiranës, grupi i piktorëve të huaj që kanë ardhur në Tiranë enkas për muralet! Artistët e “Street Art”, janë nga më të talentuarit, duke nisur nga Case nga Gjermania,Manomatic nga Spanja, Same 84 nga Greqia, WD nga Indonezia, Mattia Campo nga Italia apo Wuper nga Serbia.

“Kuratorët e kanë parë zhvillimin e këtij qyteti si zhvillimin e një femre të bukur e cila nis rugëtimin e saj me ëndrra që nga rinia e hershme. Tirana mbetet një perëndeshë për tu admiruar, me sytë nga perëndimi, për të thënë që e ardhmja jonë lidhet me zhvillimin perëndimor”, thotë Haliti.

Mural Fest do të mbahet këtë vit prej datës 24 gusht deri në fund të shtatorit. Projekti zhvillohet në 10 mure, në Komunën e Parisit, në Lanë, qendra e Tiranës. Ky projekt është nismë e “Dekor”nga Bashkia e Tiranës.