Dashi-Të lindurit në shenjën e Dashit janë ata që vendosin trendet e reja në modë dhe veshje. Ata kanë shije shumë të mirë, por ndonjëherë mund të rrezikojnë duke u dukur qesharak me ato që veshin. Ata parapëlqejnë stile seksi dhe të theksuara për të tërhequr vëmendjen. Për meshkujt pantallonat dhe bluza e bardhë klasike duken shumë mirë dhe e theksojnë personalitetin e tyre. Për femrat veshja më moderne do të ishte një tunikë ose pantallona të ngushta të zeza dhe një këmishë që rri pas trupit.
Demi -Demat blejnë veshjet më të shtrenjta nga stilistët por prap nuk heqin dorë nga veshjet e tyre të vjetra. Demat janë zakonisht me muskuj. Meshkujt pëlqejnë detajet e veshjes më tepër se vetë veshjen. Ata duken shumë mirë në një kostum bezhë, kafe dhe tone pastel. Femrat duhet të evitojnë fundet e shkurtra dhe të zgjedhin fustane elegante. Gjithashtu duhet ti shmangen veshjeve shumë të gjëra.
Binjakët-Binjakët nuk vishen të tërheqin vëmendjen. Binjakët flirtues nuk kanë nevojë për veshjet që të theksojnë ndonjë gjë. Meshkujt kanë qef të përziejnë veshjet bashkëkohore me ato tradicionale. Për veshjet e përditshme pëlqejnë pantallona pambuku dhe bluza. Për femrat fustanet e ngushta sintetike janë idealet.
Gaforrja -Gaforret vishen sipas humorit. Ata mund të pëlqejnë një lloj veshje por nëse ju ndryshon humori ata e ndërrojnë dhe veshjen. Në një gjendje melankolie ata zgjedhin ngjyra të errta dhe më të çelta në një rast kur janë të lumtur. Meshkujt ndjehen mirë me bluza polo dhe xhinse ndërsa femrat pëlqejnë të përziejnë materiale si mëndafshi dhe pambuku. Materialet u pëlqejnë ti theksojnë me stampat e tyre.
Luani-Luanët jetojnë me stil dhe veshin rroba të prera bukur dhe elegante që kërkojnë shumë kujdes. Nëse duan mund të vishen shumë elegant dhe ndonjëherë shumë keq. Për meshkujt janë shumë të përshtatshëm kostumet e mëndafshit dhe kollare. Për femrat pantallona të ngushta dhe bluza me ngjyra të theksuara që ta bëjnë të veçohet nga turma.
Virgjëresha -Virgjëreshat dallohen menjëherë me veshjen e tyre të denjë. Ato veshin rrobat më guximtare dhe mund të duken bukur edhe në veshjet më të zakonshme. Për meshkujt këmisha dhe kostumi si është ideal ndërsa femrave ngjyra e bardhë u shkon shumë sepse thekson pamjen e tyre të dlirë. Duhet të evitojnë bizhuteritë e mëdha.
Peshorja-Peshoret janë të ndërgjegjshëm për bukurinë e tyre. Meshkujt dhe femrat duken seksi dhe sharmant me pjesën më të madhe të veshjeve të tyre. Meshkujt ndjekin kodin e veshjes sipas rastit. Duken shumë bukur me kostumet e mbrëmjes ndërsa femrat duhet të miksojnë ngjyart delikate pastel rozë dhe blu si dhe gri e të zezë. Fustanet e gjatë duken gjithashtu shik.
Akrepi-Akrepat janë shenjat më seksi. Atyre u pëlqen të tregojnë natyrën e tyre intensive dhe pasionale dhe të veshjeve të tyre. Meshkujve u pëlqen të veshin bluza të ngushta dhe xhinse që të tregojnë sa më hapur forcën e tyre. Femrat veshin fustane me ngjyrë të zezë ose vishnje pasionale. Nëse duan pak aventurë fustanet me kurriz jashtë janë të preferuarit e tyre.
Shigjetari -Shigjetarët independent meshkuj nuk ndjekin modën por krijojnë stilin e tyre që ndonjëherë është një bllof I madh. Ata mund të miksojnë kontemporanen me tradicionalen dhe janë shumë aventurierë në këtë gjë. Për femrat ngjyrat delikate të bezhës dhe të verdhës janë perfekte sepse nxjerrin në pah lëkurën e tyre të nxirë nga dielli. Bluzat ngjyrë kaki janë fantastike mbi to.
Bricjapi -Bricjapët pëlqejnë të vishen thjesht përveç se kur u duhet të dalin. Ata nuk i kushtojnë shumë kohë pamjes së jashtme. Për meshkujt një palë xhinse dhe një bluzë pambuku janë të preferuarat absolute. Femrat bricjap pëlqejnë ngjyrat e perimeve dhe stampat grafike. Në mbrëmje mund të provojnë të jenë më klasik dhe romantic.
Ujori -Ujorët kanë shumë qef të vishen në mënyrë jokonvencionale që të shokojnë njerzit. Ata janë bërë për triko blu dhe pantallona gri. Femrat nuk duhet të vishen me ngjyra shumë të çelura. Fustani gjatë me temina u jep një pamje mahnitëse, gjithashtu dhe format asimetrike. Ato ngjajnë shumë bukur me ngjyrat e zeza, vishnje dhe violet.
Peshqit -Peshqit janë të thjeshtë dhe veshjet e tyre reflektojnë personalitetin e tyre. Veshjet janë një zgjatim I shpirtit të tyre të ndjeshëm dhe pasionant. Meshkujt pëlqejnë të veshin xhinset e vjetra. Për femrat janë ngjyrat delikate të gurëkalit, rozës, blu ose jeshile. Xhaketat me prerjen klasike. Por pika e fortë janë shajet dhe çantat.