Kryhet për herë të parë në Spitalin Memorial të Fierit procedura Whipple, për neoformacion pankreasi. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri të ditur sot se kjo ndërhyrje delikate është realizuar me sukses tek një 76-vjeçare.
Ministria vlerësoi punën e ekipit turko-shqiptar të shërbimit të kirurgjisë. “Kryhet për herë të parë në Spitalin Memorial të Fierit procedura Whipple, për neoformacion pankreasi, një ndërhyrje delikate që është realizuar me sukses tek një 76-vjeçare. Super punë e ekipit turko-shqiptar të shërbimit të kirurgjisë, nën drejtimin e Prof.dr. Bulent Cavit Yuksel dhe Dr. Frenki Vila”, shprehet Manastirliu.
Në 2 muaj, në Spitalin Rajonal Memorial të Fierit kanë marrë shërbimin 5321 qytetarë, ose 89 qytetarë çdo 24 orë. Nga këto 2100 janë shërbime ambulatorike dhe 1630 shërbime imazherike. Shërbimet mjekësore në Spitalin Rajonal Memorial të Fierit janë 100 % falas, me sistem referimi.