Në Spitalin Memorial të Fierit u krye një tjetër ndërhyrje e suksesshme.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha sot se përdorimi i laparoskopisë në kirurgjinë mbiveshkore është aktualisht standard i vendosur i kujdesit shëndetësor në këtë spital.
Ndërhyrja u krye nga mjekët Yilmaz Aslan dhe Gjergj Kaçi, me ndihmën e Ali Riza Babayigit, teknik anestezist dhe infermierët Darja Tashduen dhe Engjellushe Bajrami.
Spitali Memorial i Fierit shërben si qendër ekselence, ndërkohë që operohet me staf të përbashkët mjekësor dhe infermieror shqiptaro-turk.
Spitali Rajonal Memorial i Fierit, i ndërtuar në një kohë rekord, investim i Republikës së Turqisë, ofron shërbime të nivelit terciar për të gjithë rajonin e jugut. Me një kapacitet 150 shtretër, në këtë spital po aplikohet për herë të parë modeli i autonomisë spitalore.
Spitali Memorial Rajonal Fier ofron shërbimin e urgjencës, kirurgjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë kardiovaskulare, mjekësisë interne, kardiologjisë, neurologjisë, sëmundjeve infektive, pneumologjisë, shërbimin e ortopedisë dhe traumatologjisë.