Këtë të mërkurë është stakuar nënstacioni NST Valias, si masë paraprake për shkak të zjarrit të rënë pranë këtij nënstacioni.

Për shkak të kësaj masë janë lënë pa energji 6 fidera 6kV që furnizojnë zonat: Bërxullë, Domje, Bathore, Breg Lumi, Qerekë, Tapizë, Laknas, Valias , Çekreze dhe Kasallë. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, njofton se nënstacioni do të mbahet i stakuar deri në eliminimin e plotë të rrezikut të zjarrit.