Temperaturat e larta të këtyre ditëve kanë bërë që pacientët me probleme kardiake të kërkojnë ndihmë pranë urgjencës kombëtare duke i asistuar ata në banesë. Skënder Brataj thotë se krahas personave të prekur nga Covid, kryesisht mutacioni Delta, numri më i madh i thirrjeve është bërë nga pacientët me probleme të zemrës. Vetëm në muajin korrik ka pasur 55 mijë thirrje për ndihmë.
Brataj i këshillon të gjithë ata të cilët trajtohen me medikamente për tensionin përveçse të evitojnë orët kur temperaturat jashtë janë të larta, të konsultohen me mjekun kardiolog për ndryshimin e dozave të medikamenteve.
Në lidhje me pacientët e prekur nga mutacioni Delta, Brataj thotë se më problematikë janë personat asimptomatikë të cilët po e përhapin më së shumti pasi duke mos e ditur, nuk vetëkarantinohen.