Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka vendosur të bëjë ndryshime në qeveri. Sipas burimeve pranë zyrës së tij, do të bëjë lëvizjen e disa ministrave pas zjarreve masive gjatë këtij muaji por edhe për shkak të menaxhimit të pandemisë.
Sipas disa sondazheve të fundit, partia në fuqi “Demokracia e re” regjistron një diferencë nga partia opozitare “Syriza” për herë të parë më të vogël se ajo në zgjedhjet e 2019, rreth 8%. Postet kryesore të cilat thuhet se do të ndryshohen janë ato të ministrit të Mbrojtjes së Qytetarit, të Shëndetësisë, etj.