Ish-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u përball me një intervistë aspak të zakontë pasi u gjend përballë pyetjeve të një vajze 11-vjeçare. Clover Weitsman, është vajza e bizesmenit Adam Weitsman, e cila intervistoi ish-presidentin në kuadër të një projekti të shkollës, për të mësuar më shumë rreth spektrit politik. Kjo intervistë u realizua në bordin e avionit privat të të atit të vajzës në Gulfstream.
Ndër të tjera ajo e pyeti Trump-in se çfarë këshille do t’i jepte babait të saj për rritjen e vajzave të tij, të cilën ish-presidenti iu përgjigj pa asnjë hezitim. “Unë kam pesë fëmijë. Që nga dita që ata ishin aq të rritur sa të kuptonin, unë ju thashë jo drogë, as alkool, as cigare. Dhe unë jua thoja këtë gjatë gjithë kohës”
Trump është babai i Donald Trump Jr., Ivanka Trump, Eric Trump, Tiffany Trump dhe Baron Trump. Prej kohësh është përfolur se ka pasur probleme në martesën me Melania Trump. Kohë më parë aludohej se e vetmja arsye që ajo nuk kishte kërkuar divorcin ishte në mënyrë që të mos ndikonte negativisht gjatë zgjedhjeve për president.
Por, duket se asgjë nuk është e vërtetë, pasi mikesha e Melania-s ka treguar më herët të kundërtën.
“Isha në makinë me të dhe po vinim nga New York-u. Donald ishte në një ndeshje, e telefonoi dhe e pyeti për diçka. Ajo është telefonata e parë e tij. Ai do aprovimin e saj për çdo gjë. Melania i tregon atij si duhet të jetë, por nga ana tjetër edhe e vlerëson për punën që bën. Kam vënë re se ata shihen me njëri-tjetrin me pasion. Ndryshe nga sa thuhet në media, ata kanë një marrëdhënie shumë të afërt me njëri-tjetrin. Diskutojnë hapur për çdo gjë. Unë nuk i kam dëgjuar një herë të zihen”-tregoi Stephanie Winston në “Hollywood Life Podcas.