Talebanët kanë pranuar që afganët do të jenë në gjendje të largohen nga vendi i tyre pas tërheqjes përfundimtare të trupave amerikane më 31 gusht, thotë një diplomat gjerman që po negocion me militantët pas një takimi me përfaqësuesit e tyre në Katar.

“Nënkryetari i zyrës politike të talebanëve në Katar, Sir Abbas Stanekzai më siguroi se afganët me dokumente të vlefshme do të vazhdojnë të jenë në gjendje të udhëtojnë me fluturime komerciale pas 31 gushtit” shkroi Marcus Pochel në Twitter.

Një draft marrëveshje me talebanët për transportimin e sigurt të civilëve nga Afganistani po hartohet nga Perëndimi, siç u bë e ditur në deklaratat pas telekonferencës së Samitit të G7, që ra dakord mbi një qëndrim të përbashkët të evakuimit të civilëve.

Ndërsa ka ende kaos në aeroportin e Kabulit, zëdhënësi i grupit, Swail Sahin, tha se nëse trupat amerikane nuk tërhiqen deri më 31 gusht, do të konsiderohej një shkelje dhe mund të ketë një reagim të armatosur.

Për çështjen kryesore të respektimit të të drejtave, Swail Sahin tha në një intervistë në “Mega” se gratë “do të kenë të gjitha të drejtat për të pasur arsim dhe për të punuar. Ndryshimi i vetëm që do të ndodhë do të jetë përdorimi i hixhabit”.

Ai gjithashtu theksoi se pikat e kontrollit në aeroportin e Kabulit janë ngritur për parandalimin e çdo anëtari të ISIS, të maskuar si qytetar i një vendi të huaj, të shkaktojë ndonjë sabotim, brenda dhe në mesin e turmës në aeroport