OSHEE njofton se ditën e nesërme do të ketë stakim të energjisë elektrike gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 në tre zona të Tiranës. Bëhet fjalë për Fushë Mëzez, zona e Kopshtit Botanik dhe zona e “Komunës së Parisit”, ku do të ketë pjesërisht shkëputje të dritave.
“Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, në datën 9 gusht gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tirane: Pjesërisht: Fushë Mëzez, zona e Kopshtit Botanik dhe zona e “Komunës së Parisit” – thuhet në njoftim.