Pas rritjes së kurbës së infektimeve me Covid-19 në vendin tonë në javët e fundit, Komiteti i Ekspertëve bëri me dije masat e reja ditën e djeshme. Ndër masat e marra, u vendos që prej datës gjashtë shtator për të gjithë qytetarët që do të hyjnë drejt Shqipërisë do t’u duhet të plotësojnë tre kushte, të kenë pasaportën e vaksinimit, testin PCR ose testin e shpejtë, ose një provë të kalimit të virusit të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit. Këto masa i ka shpërndarë edhe Aeroporti ‘Nënë Tereza’ për të gjithë pasagjerët që do të udhëtojnë drejt vendit tonë, ndërkohë që nga këto rregulla përjashtohen fëmijët deri në 6 vjeç. Po ashtu, kujtojmë se të gjithë qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërpërmendura do të vetëizolohen për 10 ditë.

Njoftimi i plotë i TIA: Në vëmendje të pasagjerëve që fluturojnë drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës Duke filluar nga data 6 Shtator, qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:

1. Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë. 2. Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve. 3. Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit. Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri. Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave. Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

Në ndërtesen e aeroportit do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke shmangur shoqërimin nga familjarë të tyre. Këta pasagjerë duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës, ashtu siç është rekomanduar në protokollin e masave te sigurise së shëndetit. Faleminderit per bashkepunimin, Tirana International Airport