Partnerja e Olsi Bylykut, Egli Tako ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram. Ajo ka treguar shumë rreth lidhjes së tyre, nga planet për t’u bërë prindër te xhelozia. “Ke menduar ndonjëherë të bëhesh mama tani afër?”, është pyetur Egli. Mirëpo, kjo nuk është ende në planet e saj. “Pse keni të gjithë këtë përshtypje këtë vit? Jo, nuk e ka në plan për momentin…”, ka replikuar ajo. “Kush është më shumë xheloz nga ju të dy?”
Egli: Të dy në masën e duhur, pak për lezet. Besimi dhe siguria te njëri-tjetri është çelësi. “Sa vite njohje keni me Olsin?” Egli: Tre e gjysmë.