Duke filluar nga 1 shtatori në çdo kopsht publik të Bashkisë Tiranë, do të kryhet procedura e aplikimit për regjistrimin e fëmijëve.

Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve bën me dije se në datat 01 – 15 Shtator 2021, ora 09:00 – 14:00, do të kryhet procedura e aplikimit për regjistrim në kopshtet publike të Bashkisë Tiranë.

Aplikimi do të kryhet pranë kopshtit ku synohet të regjistrohet fëmija.