Një birrë falas për këdo që tregon dëshminë e vaksinimit. Kjo është nisma që një lokal në Prishtinë ka ndërmarrë për të stimuluar vaksinimet në vend.
Njëkohësisht shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka bërë publike iniciativën “Sigurohu, Vaksinohu”, për t’u imunizuar kundër COVID-19. Ata kanë paralajmëruar se shumë shpejt do të hyjnë në fuqi masat e reja për luftë ndaj pandemisë. Në to përfshihet edhe dëshmia e vaksinimit nga data 20 gusht, për një mori aktivitetesh në Kosovë.