Nga Klevis Bakillari/

Nuk ripërtërihet! Ka dalë jashtë kohës (së saj) politike duke përfaqësuar një koncept politik kao tik dhe një valë opozitarizmi të ndërprerë. Vendosja e demokracisë siç e dimë, u përshëndet si një shans për të rivendosur strukturën e shkatërruar shoqërore dhe për të ndjekur edhe një herë “qëllime fisnike”. Në vend të kësaj, ajo rezultoi në një “valë bar bar ie” të re, pasi shoqëria e re, nën “magjinë ideologjike” të demokracisë -liberale, synoi shumë nga të njëjtat forma shoqërore, lloje të sjelljes, të normave dhe të praktikave siç kishin shtypur nën komunizëm. Në shoqërinë e lirë shqiptare, modelet apo tundimet totalitare u instaluan dhe energjizuan në një klimaks demokratik të hershëm. Administratat Amerikane kurdo e kudo, me këtë tip lideri e kanë ‘luf tën’; me liderin e tundimeve totalitare në shoqëritë e lira. Tundimet përfshijnë kë rcën uesh mërinë,pandëshkueshmërinë, privatizimet e pakritera, shka t ërri m e sundim të pronës publike, informalitetin ekonomik, korrupsionin institucional, shfrytëzimin klientelist të burimeve natyrore, kontroll dhe intimidim në sistemin e drejtësisë.

Në shoqëritë e izoluara, lideri ishte një njeri strumbullar një ‘pivot man’, një lëvizës i palëvizshëm që lëvizte jetët e gjithësecilit; ishte një Zot. Ky ishte ‘kulti i individit’ që u kultivua edhe në fazën e mbjelljes së demokracisë në Shqipëri! Administratat Amerikane me këtë kult e kanë ‘l uf tën’; me figurën e mitizuar të udheheqësit. Kjo pasiqë ‘lideri mitik’ ka dëshiruar të jetë një maestro që kryen një kakofoni ar miqësish në qendër të skenës sonë kombëtare, sepse ushqen dëshirën e tij të pangopur për vëmendje dhe fuqi dhe kënaqet të zbresë këdo tjetër në nivelin e tij b ru tal.

Personazhi ynë, ishte një krijim fantastik i konfuzionit momental midis lirisë dhe barazisë, midis revoltës dhe shpresës së re. Mes rrethanave dinamike,u bë një mbarështues i kulturës lindore të p ërç arjes, për sundim! Duke shpartalluar e manipuluar çdo lloj sistemi përzgjedhës, ai mohoi, përzuri dhe asgjësoi çdolloj oponenti brenda llojit duke ushqyer oreksin prej totalitari të pandreqshëm. Shkelësi besnik, i normave themelore demokratike nuk do të hiqte dorë as sot. Le të supozojmë se PD ( e parë sot duket utopike dhe e kompromentuar) do ishte ripërtëritur dhe do të kishte kart-ideal “drejtësinë” në kohë (politike) përpara Ramës (i cili e ka hedhur këtë kartë prej 2005, pra më shpejt se herët), atëherë PD do të ishte minimalisht një opozitë e denjë-konkuruese;në mos fituese?! Rama nxitoi për drejtësinë e re… ua mori kohën. Edhe pse pas 8 vitesh në pushtet,ky fakt e bën atë të jetë në kohën e tij politike por edhe në kohën demoktratike më të mirë. Sepse u ka vjedhur edhe kart-idealin imediat të mbetur për të lu ft uar një qeveri që i takon kësaj dekade. Ndaj ai do të mbetet i pakonkurueshem nga kjo opozitë. Një kartë e qëndrueshme është çështja e kor rupsionit! Nuk gjen në planet një shtet pa qoftë edhe njolla kor rupsioni. Asnjë shtet nuk është steril ndaj kor rupsionit. Ai vetëm reduktohet por s’mund të zhduket. Korrupsioni është perceptim i relativizuar ndaj nuk mund të kapesh e të mbahesh vetëm në atë degë.

PD nuk rinovohet dhe ky 4 vjeçar mesa duket ka për ta mplakur shumë këtë parti. Rezultatet e zgjedhjeve te fundit e kthyen në parti rurale. Qendrat urbane nuk e mbështetën që do të thotë se nuk mundi të akumuloi ‘votën inteligjente’. Kjo lloj vote është një votëvlerësim dhe indikacion.Pse? Sepse e para, banori rural ruan ende madje edhe jeton ende momentin e ndërrimit të sistemit… ai çdo ditë i gëzohet pronës/tokës së tij njësoj siç iu gëzua kur e pa/mori për herë të parë dhe ky është një realitet i përjetësuar në sjelljen stereotipe politike. Së dyti, banori rural ka një jetesë më të qetë në lëvizshmëri, më të qëndrueshme… prodhon sa për vete dhe mundësisht shet sa për vete dhe (nuk) paguan (pak) taksa. Ushqimin më të bollshëm shpirtëror e social kanë pjatën politike nga kutia e televizorit, kështuqë janë më fanatikët e ideologjive respektive. Së treti, banori rural nuk ka (kontakt) çështje me drejtësinë apo nuk është i përfshirë (zakonisht) në probleme sociale ndaj ai qëndron ngurtësisht besnik ndaj një momenti të përjetësuar në ndërgjegjen e vetë të ndryshimit. E njëjta sjellje por në antagonizëm, ndodh me të majtët.

PD e sotme nuk duhet të shkoj në f at ali tet. Duhet të ndahet me personazhin që Amerika e ka njohur si një demon të demokracisë shqiptare. Vetëm pasi të ndahet, Partia demon-kratike do te jetë demokratike. Duhet të laj fytyrën, jo të thyej pasqyrën. Besoj se ka dalë nga koha politike dhe për të kuptuar pse e humbi ritmin e ka të qartë të zbuloj arsyet: sepse nuk mundi të bëj të paktën ato që bëri kundërshtari;i cili ua mori kohën politike duke formatuar një parti të ripërtëritshme. Në këto kushte është e vështirë të jetë i konkurueshëm. A do ta tërheqi pas e shkuara ‘mitike’ apo do të ripërtërihet; mbetet enigma ekzistenciale e PD! Më shpejt,më mirë; që zgjedhësi mos të vendoset para dilemës : If nothing goes right, try going left!