Kreministri Edi Rama ka njoftuar se mbi 60 mijë vizitorë morën pjesë gjatë 5 ditëve të festivalit UNUM në Shëngjin.

“Mbi 60 mijë vizitorë gjatë 5 ditëve të festivalit dhe deri në 25 mijë persona në një natë të vetme, janë shifra që flasin vetë për ndikimin ekonomik dhe turistik gjatë ditëve të UNUM në Shëngjin

Një sukses për Shëngjinin, Lezhën, për bizneset lokale dhe për Shqipërinë turistike që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë nga e gjithë bota”, ka shkruar Rama në postimin e tij në Facebook.