“Marrja e një doze të dytë të vaksinës Johnson & Johnson rrit në mënyrë të shpejtë numrin e antitrupave”. Kështu ka bërë të ditur kompania britanike, e cila thotë se qytetarët duhet të marrin një dozë të dytë.

Mediat e huaja shkruajnë se kompania farmaceutike ka bërë një studim dhe rezultatet e para të tij thonë se doza e dytë e vaksinës çoi në një rritje 9-fish të antitrupave, që luftojnë Covid në krahasim me nivelet e pjesëmarrësve, 28 ditë pas vaksinimit të tyre me dozën e parë.

J&J gjithashtu raportoi se pjesëmarrësit e studimit morën dozën përforcuese gjashtë muaj pas dozës së parë. Rritje të konsiderueshme në prodhimin e antitrupave u vunë re tek njerëzit e moshës 18 deri në 55 vjeç, si dhe tek ata mbi 65 vjeç, të cilët morën një dozë më të vogël. Këto të dhëna i janë dorëzuar publikimit mjekësor MedRxiv .