Ankthi, stresi dhe përjetimet e afganëve ditët e fundit kanë bërë xhiron e rrjeteve social përmes fotografive. Por mes “errësirës” ka gjithmonë një rreze dielli që ngroh shresën, si vajza në këtë fotografi. E lumtur dhe e sigurt, vajza e vogël e buzëqeshur ndjek prindërit e saj, që me mundim dhe shpresë më në fund arritën të shkelnin në tokën belge, për t’i shpëtuar talebanëve,

Këtë moment, e ka publikuar kryeministri belg, Guy Verhofstadt i cili shkruan “Kjo ndodh kur mbrojmë refugjatët, Mirësevjen në Belgjik vajzë e vogël!”. Vajza e vogël “kërcen” drejt së ardhmes që e pret në një vend, larg frikës dhe krismës së armëve.