Në muajin prill, Fero dhe Arbenita, u bënë prindër për herë të parë. Ata u bekuan me një vajzë, të cilës i vendosën emrin Nina. Brenda pak kohësh, Nina është kthyer në bebushin më të komentuar në rrjete sociale dhe të gjithë janë në një mendje se ajo është kopje e babi Feros. Por cilin tipar ka marrë vogëlushja nga e ëma? Këtë gjë na e zbuloi vetë Arbenita përmes një fotoje të publikuar në “InstaStory”.

“Ja ku është një foto e Ninës të sapolindur, ajo më ka “marrë” hundën time”, shkroi ajo përkrah fotos së ëmbël.


Arbenita dhe Fero shpesh ndajnë në rrjete sociale foto të ëmbla të saj. Por para disa kohësh për këtë fakt, Arbenita u përball me një lumë komentesh negative në Instagram. Ajo ndau në Instagram disa foto të vajzës dhe disa ndjekës menduan se kishte përdorur photoshop për fytyrën e vogëlushes. Mirëpo më vonë modelja i sqaroi të gjithë dhe tregoi se kishte përdorur thjesht një aplikacion për qartësimin e imazhit.

Ajo nuk e la me aq këtë çështje dhe më pas shpërtheu e revoltuar ndaj mesazheve negative. “Gjithmonë e kam ditur se Instagram-i është toksik. Por të gjykosh dhe një të porsalindur… Ju nuk keni as zemër dhe as tru. Unë jam e rritur mjaftueshëm për t’ju përballuar të gjithë ju”, shkruan Arbenita në një postim.