Janë ulur ndjeshëm rastet e reja me Covid-19 në Greqi. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1,852 raste të reja ndërsa 17 persona kanë humbur jetën.

Pranimi i pacientëve të rinj Covid-19 në spitalet e territorit nuk ka pësuar rritje.
Kujtojmë se kemi një ulje prej 1 mijë raste në krahasim me ditën që lamë pas ku u regjistruan 2768 raste.