Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar rreth situatës së Covid-19 në vendin tonë duke mos bërë asnjë ndryshim në masat që janë në fuqi.
E pyetur nëse do të ketë ndonjë ndryshim në hapjen e shkollave pas shtimit të rasteve të reja ditore, Mira Rakacolli tha me bindje se shkollat do të hapen pasi arsimtarët janë vaksinuar.
Mira Rakacolli: Në nivelin që jemi sot, shkolla do të hapet kur është përcaktuar sepse kemi dhe arsimtarët e vaksinuar. Dhe familjarët e një pjese të madhe të nxënësve janë të vaksinuar. Pra nuk diskutohet që shkollat do të hapen.
Kujtojmë Viti i ri shkollor do të nis në 27 shtator edhe pse në një dokument zyrtar të ministrisë së Arsimit ishte përcaktuar 13 shtatori si dita e parë e shkollës për vitin 2021-2022 por ministrja Evis Kushi njoftoi se ky proces u shty për të zgjatur mësimin plotësues.