Kryeministri Rama ka garantuar pak minuta më parë se të gjitha strukturat e çdo institucioni janë në luftë me flakët në të gjitha vatrat në çdo cep të vendit. Rama shkruan se tanimë nuk ka asnjë rrezik për jetën e njerëzve apo banesave.

“Vazhdon lufta me flakët – Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera të Mbrojtjes Civile, nën koordinimin e AKMC janë duke punuar nga toka e ajri për izolimin dhe neutralizimin e flakëve në Karaburun, Rips (Vlorë), Gadurovë-Selitë (Mallakastër), Thirë (Lezhë), Margegaj, Theth (Tropojë), Vërmosh (Malësi e Madhe).

Në të gjithë territorin në këtë moment nuk ka kërcënime në jetë dhe në banesa”, shkruan Kryeministri.