Në shumë puntata të emisionit “Për’puthen”, dy vajzat që kishin krijuar një miqësi të mirë së bashku, Sara dhe Jasmina, u zunë për Andi Artanin. Jasmina u bë xheloze për takimin e Sarës me Andin, ndaj mes vajzave nisën thumbat e ofendimet. Madje, ato u hoqën nga rrjetet sociale dhe sa herë i duhej të përballeshin, përplasjet ishin të ashpra. Mirëpo, sa hap e mbyll sytë, ofendimet u harruan dhe marrëdhënia u rregullua sërish. Jasmina dhe Sara nisën të dalin sërish bashkë. Së fundmi, vajzat habitën ndjekësit me një foto të publikuar në “InstaStory” ku Sara shkruan se i mungon Jasmina krahas një fotoje të realizuar gjatë kohës së xhirimeve të programit.
Kujtojmë se edhe më herët, ky ndryshim i papritur i ka bërë përshtypje ndjekësve, të cilët i kanë pyetur shpesh dy vajzat. Ndaj, Jasmina ka dhënë njëherë e mirë një përgjigje për marrëdhënien e tyre “të çuditshme”. “Unë kisha nj. pyetje. Si fillim je nona vetë, por ti me Sarën sikur ishe zenë, nuk flisje, tani bashkë në foto.”- i shkruan dikush, ndërsa Jasmina ia kthen: “A mundem unë të kem të drejtën të zihem e pajtohem me dikë? Po, e kam.
Sa jam e papjekur aq jam edhe e llogjikshme. Papjekuria sjell veprime dhe fjalë të nxituara, llogjika sjell zgjidhje. Unë ja gjeta anën edhe @iamsaramalaj, më falni që “ju preva në besë.”- ka shkruar ajo.