Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u bëri thirrje udhëheqësve botërore që të angazhohet për të rregulluar qasjen e barabartë në vaksina kundër COVID-19, në mënyrë që të parandalohet një valë e re e të infektuarve para muajit tetor.

“Janë ndoshta 20 njerëz në botë që janë vendimtarë për zgjidhjen e këtij problemi të barazisë”, tha zyrtari i lartë i OBSH-së, Bruce Aylward, të martën më 10 gusht. Sipas tij, këta njerëz kryesojnë kompanitë e mëdha që janë përgjegjëse për furnizim, pastaj udhëheqin me vendet që po kontraktojnë shumicën e vaksinave në botë dhe vendet që i prodhojnë ato.

“Ne kemi nevojë që ata 20 persona të thonë: ne do ta zgjidhim këtë problem deri në fund të shtatorit. Ne do të sigurohemi që 10 për qind e çdo vendi të jetë i vaksinuar”, tha ai, transmeton AFP. Aylward, tha se bota duhet të “neveritet” nga një situatë e pabarazisë në furnizimin me vaksina mes vendeve të varfra dhe atyre të pasura. Gati 4.5 miliardë doza vaksinash janë administruar në të gjithë botën, sipas një llogaritjeje të AFP-së.