Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se ditën e nesërme në Tiranë do të ketë stakim të energjisë elektrike. OSHEE bën me dije energjia do të ndërpritet pjesërisht në rruga “Kosova”, rruga “Berisha”, zona industriale Kamëz dhe Paskuqan (Treshi), Bregu i Lumit dhe Fushë Mëzezi.

Njoftimi i plotë: Stakim, 13 gusht Në kuadër të investimit për fuqizimin e rrjetit të shpërndarjes, në datën 13 gusht do të kryhen punime në disa kabina në Tiranë. Pa energji do të mbeten këto zona: 09:00-17:00 Pjesërisht: Rruga “Kosova”, rruga “Berisha”, zona industriale Kamëz

09:00-14:00 Pjesërisht: Paskuqan (Treshi), Bregu i Lumit dhe Fushë Mëzezi