Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj me rastin e nisjes së pelegrinazhit në Malin e Tomorrit ka dhënë edhe një mesazh shprese e paqeje për gjithë njerëzimin. Baba Mondi tha se duhet të reflektojmë e të jemi më të paqtë në këto kohë të trazuar që po kalon mbarë bota.
‘Zoti qoftë i kënaqur me ju dhe familjet tuaja duke plotësuar çdo dëshirë që keni në jetë. Besimtarët ushqyen shpreësn e pafund. Rrugët e këtij Mali të Shenjtë u mbushën me hapat dhe zërat e besimtarëve dhe me optimizmin për vitet e vështira që ka kaluar Shqipëria. Kjo periudhë përkon me 105 vjetorin e themelimit të kësaj Teqeje.
Jeta e Abaz Aliut është dhe do të mbetet një model për çdo besimtar. Kam besimin se bekimi i të madhit zot se ky vend do të bëjë më të lirë dhe më të paqtë shpirtin tonë. Pa atdhe nuk ka fe!
Ballkani, Europa por edhe bota, ku po ndodhin luftra siç është Afganistani, duhet të na bëjë të gjithëve më të paqte dhe më të ndërgjegjshëm e më optimistë, dhe të reflektojmë tek vetja kudo që jemi.’– tha Baba Mondi.