Me rritjen e numrit të të infektuarëve nga mutacioni Delta tanimë jo vetëm strukturat shëndetësore por të gjithë janë përfshirë në thirrjet ndaj qytetarëve për tu vaksinuar. Këtë e ka barë këtë të premte edhe kryetari i bashkisë, Erjon Veliaj, i cili i nisi i pari koncertet dhe jetën kulturore në kryeqytet për këtë sezon. Veliaj ishte për një vizitë në familjen Trimi në Ndroq, banesa e të cilit u rindërtua pas tërmetit, por përveç gëzimit të kësaj familje. Kryebashkiaku tërhoqi vëmendjen për shqetësimin më të madh global, duke u shprehur se pa u vaksinuar nuk mund të marrësh pjesë në koncertet që po zhvillohen në Tiranë.

“Nëse doni që Tirana të hapet 100%, pra që të lejohet publiku në ndeshjet e futbollit ose në koncerte, duhet të jesh i vaksinuar. Nëse doni të shkoni në aktivitete te Amfiteatri i Liqenit, në sheshin Skënderbej, apo të ndiqni koncertet e Dua Lipës, Rita Orës, s’ka rëndësi kush vjen, duhet të jeni të vaksinuar. Nëse nuk vaksinohesh, nuk ke pse e mban peng qytetin që të kthehet në jetën e tij normale. Sepse i bie që 1% e shoqërisë dikton 99% të të tjerëve. Nëse s’do të vaksinohesh, rri ti në shtëpi dhe beso idiotësitë e portaleve”, tha Veliaj. Nga kjo e premte në Italinë fqinjë janë kthyer të detyrueshme tanimë sanksione të tilla, që do të thotë se një shtetas Italian nuk mund të frekuentojë lokalet, transportin public nëse nuk është i vaksinuar.