Pak ditë më parë, Andi dhe Melisa bënë një dramë të madhe në rrjet duke konfirmuar ndarjen. Dyshja nuk i kursyen postimet thumbuese dhe Melisa la të kuptohej se arsyeja e ndarjes ishte mungesa e dashurisë nga ana e Andit.
Pas shumë postimeve ironizuese dhe zemërthyese, prej dy njerëzish që dukej se e kishin mbyllur gjithçka me njëri-tjetrin, Andi dhe Melisa i kanë surprizuar të gjithë duke u shfaqur sërish bashkë, e shumë të dashuruar.
Ato kanë publikuar në Instastory video duke u puthur, sikur pak ditë më parë të mos kishte ndodhur asgjë. Ka pasur ndjekës që janë shprehur se ndarja e tyre ka qenë një lojë për vëmendje, por Melisa e ka mohuar.