Qeveria amerikane beson se vetëm një numër i vogël i amerikanëve që dëshirojnë të largohen nga Afganistani mbeten në vend, sipas Shtëpisë së Bardhë. Sekretarja e shtypit Jen Psaki tha se zyrtarët amerikanë janë ende duke punuar për të përcaktuar numrin e saktë.
Sipas “The Guardian” autoritetet ende po thërrasin dhe u dërgojnë mesazhe qytetarëve amerikanë në Afganistan për të përcaktuar nëse ata dëshirojnë të largohen. Më herët, Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan, tregoi shifrën në “afërsisht” 300 qytetarë amerikanë që prisnin të largoheshin.
Psaki shtoi se disa nga amerikanët që mbeten në Afganistan janë shtetas të dyfishtë amerikano-afganë, disa prej të cilëve ende nuk kanë vendosur nëse duan të largohen. Rreth 6,000 amerikanë janë evakuuar nga Afganistani që nga 14 gusht, pergatiti BW.