Në një video mesazh për popujt në fushatën e vaksinimit kundër Covid, Papa Françesku fton të gjithë të vaksinohen.
“Falë Zotit dhe punës së shumë njerëzave sot ne kemi vaksina për të na mbrojtur nga Covid-19. Këto japin shpresën për t’i dhënë fund pandemisë, por vetëm nëse ato janë të disponueshme për të gjithë dhe nëse bashkëpunojmë me njëri-tjetrin”, tha ai.
Sipas kreut të Vatikanit, vaksinimi është një akt dashurie dhe një mënyrë e thjeshtë për t’u kujdesur për të tjerët:
“Të vaksinohesh, me vaksina të autorizuara nga autoritetet kompetente, është një akt dashurie. Dhe të ndihmosh për të siguruar që shumica e njerëzve të vaksinohen është një akt dashurie.
Vaksinimi ndaj nesh është një mënyrë e thjeshtë por e thellë për të promovuar të mirën e përbashkët dhe për t’u kujdesur për njëri-tjetrin, veçanërisht më të prekshmit.”