Ilir Meta ka përdorur 88 vjetorin e vrasjes së Hasan Prishtinws, për të apeluar përmes mesazhit të patriotit të madh “Njeriu pa kombin është asgjë, e kombi pa brezat e ardhshëm shuhet”, për të na thënë se “sot kur Shqipëria vuan plagën e madhe të shpopullimit është detyra jonë t’i kthejmë rinisë shpresën dhe besimin për ndërtimin e së ardhmes së sigurtë europiane në Atdhe”.
Mirëpo a mund që të jetë Ilir Meta, përfaqësuesi më i korruptuar dhe më i urryer i klasës politike shqiptare të 30 viteve të fundit, njeriu i kapur me zë dhe figurë në pazare korrupsioni e vjedhjeje, edhe me bllokun në xhep po deshët, ai që mund të frymëzojë rininë shqiptare për t’i kthyer shpresën dhe besimin për ndërtimin e të ardhmes së sigurtë europiane në Atdhe?
E gjithë ajo, që ai thotë është vetëm hipokrizi. Hipokrizi dhe tallje me endrrën dhe shpresën e të rinjve.
Nëse Ilir Meta do të dëshmojë se është për herë të parë i sinqertë në jetën e vet, që rinisë shqiptare t’i kthehet shpresa dhe besimi për ndërtimin e të ardhmes së sigurtë në atdhe, duhet të largohet një orë e më parë nga pushteti bashkë me shpurrën e morrave të korrupsionit të tij, të kallëpit të neveritshëm që kanë për mostër Petrit Vasilin.
Me Monikën, copën e injorantes dhe Petrit Vasilin në krah, ajo që thotë Ilir Meta ka qenë, është e do të jetë vetëm tallje, poshtërim dhe fyerje për rininë shqiptare. /CNA.al/