Nga Kimete Berisha/
Albin Kurti i urren katundarët. Kjo dihet. Katundarët e kanë vërejtur, por ju s’di a keni vërejtur apo ju nevojitet edhe pak kohë për ta vërejtur se Albin Kurti e identifikon katundin me pasul, e jo me intelektualë.
Kurse, paramilitarët e tij i ka stërvitur t’i urrejnë gratë e guximshme dhe të pamposhtura. Na mbytën! Shamjet që t’i bëjnë këta kriminelë, nuk t’i bën kush!
Këta të masakrojnë me fjalët më të ndyra që ekzistojnë. Veç kush e ka provuar llavën e tyre të urrejtjes, di të tregojë se çfarë gjestesh bëjnë këta trima.
Është e pabesueshme kafshëria e paramilitarëve të Vetëvendosjes! Këta janë ushtri e urrejtjes!
Këta të maten me t’mbyt me fjalë e qysh thotë populli më keq është me t’u matë sesa me t’ra!
Prandaj, asnjë punë të mirë nuk e kanë bërë deri tash. Ama, asnjë hiç.
Sherri i urrejtjes që e kanë!
Çdo Insitucion e mbajnë të pushtuar me urrejtje dhe me neveri.
Prej urrejtjes nuk ka hair! Edhe Ganimete Musliu i tërheq paramilitarët e Albin Kurtit, sepse është e guximshme, besnike dhe e pathyeshme.
Nuk është Ganimetja si Mimoza Kusari (askush nuk është si Mimoza Kusari) që i ka ndërruar fjalët dhe partitë, pa rreh çerpikë… që ka fytyrë sot flet për bordin e ri të AKP-së, e dje akuzohej se ka qenë njëra nga keqpërdorueset e privatizimit…
Ka fytyrë ta përbijë zotimin e Albin Kurtit se do ta shuaj AKP-në, e lëre që nuk e shuajti, por e mbushi me shokë e jarana. Sa herë e kanë sulmuar Mimozën – e kam mbrojtur. Kur erdhi puna dhe më kërcënuan me vrasje njerëzit e saj, ajo nuk e çeli gojën.
Është mosmirënjohëse, prandaj e pret mosmirënjohja. Ama me stilin e ri t’frizit, së fundi i ka bë konkurencë serioze gospodjica Smilkës!
P.S. Për mua qeveria ka rënë dje, kur Kuvendi nuk e miratoi Marrëveshjen e Washingtonit!Ama, kryesore Kosova nën qeverisjen Kurti, me te tana tana sillet si – kontinent! E refuzon edhe Amerikën-abeja!
Një litër vaj në Kosovë kushton më shtrenjtë se në Gjermani…
Energjia elektrike për një muaj në Kosovë kushton më shtrenjtë se sa në Evropë, ama shqiptarët që e vjedhin vetveten kah t’rrotullohen dhe që e kanë shkatërruar vendin nën hije, merren me ca tema estetike, me ca dilema muzikore, me ca tema luksoze aman!