Të revoltuar për pasaportën COVID të vaksinimit me detyrim në ambiente të frekuentuara, francezët për të pestën fundjavë radhazi po protestojnë rrugëve të qyteteve.
Me parulla nëpër duar “ Liri, Liri”, francezët kërkojnë që të hiqet detyrimi për të paraqitur provën se kanë kryer dy dozat e vaksinës anti-COVID, në kafe, bare, restorante dhe kinema.
Sipas burimeve të policisë në janë 250 mijë manifestuesit në të gjithë vendin, ndërsa një javë më parë ministria e brendshme franceze konfirmoi pjesëmarrjen e 237 mijë protestuesve.
Më shumë se dyfishi në krahasim me fillimet e protestave në mes të muajit korrik. Por organizatorët pretendojnë se janë më shumë se 415 mijë manifestuesit në të gjithë vendin.
Në Paris vetëm ditën e sotme janë tre protesta të ndryshme, ndërsa në jug të vendit parashikohet dhe pjesëmarrja më e madhe.