Çifti simpatik i ekranit shqiptar, Orinda Huta dhe Turjan Hysko u bekuan më 15 korrik me një vogëlushe, të cilën e pagëzuan me emrin Atara. Menjëherë pas lindjes së saj, Turi ndau në rrjete sociale një foto me vajzën, duke i zbuluar edhe portretin e ëmbël. “Atara lëre TikTok-un, vrap gjumë tani!“, shkroi Turi përkrah fotos me vajzën. Që nga ai moment kaq i rëndësishëm për jetën e dyshes, ata nuk kanë ngurruar dhe kanë ndarë foto të vogëlushes në rrjetet sociale duke shprehur gjithë gëzimin që ata kanë. Së fundmi, Turi është bërë nostalgjik dhe ka kujtuar çastet para se Atara të vinte në jetë, një vit më parë gjatë pushimeve me Orindën. Ai shihet teksa e “përkëdhel” moderatoren në një mënyrë aspak të zakontë. “Pastaj erdhi Atara dhe u zbuten gjakrat!”, ka shkruar Hysko krahas fotos së papublikuar më parë.
Para pak ditësh dyshja festuan përvjetorin e katërt të martesës më të plotësuar dhe më të lumtur se asnjëherë më parë. Vitet kanë kaluar shumë shpejt e kjo ditë e veçantë nuk kishte si të kalonte pa u kujtuar nga vetë Turi, i cili nuk ngurroi të bënte dedikimin më special për dashurinë e tij.
View this post on Instagram